Shabani ndahet nga Partizani

Futbollisti kumanovar Bunjamin Shabani është ndarë nga ekipi i Partizanit, skuadër me te cilën ishte së bashku në sezonin 2014/15. Mesfushori 24 vjeçar në një prononcim për “Portalb”, ka bëfrë me dije se ka disa oferta shumë serioze nga klube që lujanë në kampionatin e Maqedonisë, Shqipërisë por edhe jasht vendit.

Mes tjerash Shabani ka thënë: “Kam ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Partizanit, ku kam qëndruar 12-të muaj. Do të mbetet një eksperiencë e paharruar për mua dhe qëndrimi në kryeqitetin shqiptar më ka bërë të mësoj shumë gjëra në jetë. Me këtë rast dua të falënderoj presidentin Gaz Demi me të cilin jemi ndarë miqësisht, stafin teknik, menaxhmentin, çdo të punësuar në ekipin e Partizanit, bashkëlojtarët e mi me të cilët ishim si një familje dhe pa harruar ata që frymojnë me Partizanin, ‘Guerilsat’ që më kanë mbështetur periudhën e kaluar. Duke u larguar ndjej mburje dhe kënaqësi që isha pjesë e Partizanit dhe vlerësoj se këtë periudhë të kaluar këtu do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës time. Fatkeqësisht lëndimet dhe rrethana të ndryshme më pamundësuar të jap në fushë atë që mundem dhe dij ta bëj më së miri dhe për çka në fakt u solla në ekip. Gjithsesi, pranoj se futbolli bart në vete gjëra të këtilla dhe ndarjet duhet t’i pranojmë njëjtë si bashkimet. Krenar për periudhën e kaluar së bashku, Partizanit dhe gjithë atyre që qëndrojnë pas kësaj skuadre u dëshiroj gjithë të mirat në të ardhmen, shumë fitore, suksese, gëzime dhe tituj, ndërsa unë do ju ndjek gjithmonë si një tifozë i juaji, ku do që të më çojnë rrugët e jetës dhe profesionit”, ka thënë Shabani. Bunjamin Shabani para se të vishte fanellën e Partizanit ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës./ Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button