Celtic dhe Aston Villa e duan Ferhan Hasanin

Nuk ka mbetur pa u vërejtur talenti i futbollistëve shqiptarë që luajtën në tokën e futbollit nga ishulli. Shumë pak kohë kanë kaluar pas dy ndeshjeve që Shkëndija luajti me Aberdeen FC dhe tani më si duket në dyert e klubit tetovar po trokasin ofertat e menaxherëve të ndryshëm, transmeton Portalb.

Është i pari Ferhan Hasani që po merr oferta, edhe pse asgjë nuk ka zyrtare, sipas zërave nga menaxher të afërt me klubin mësohet se oferta më serioze kanë bërë skuadra e Premier Ligës së Skocisë, Celtic, ndërsa interesim ka shprehur edhe ekipi nga Premier Liga angleze, Aston Villa. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button