Këmbësori vdiq pasi u godit nga një veturë në rrugën Gostivar-Kërçovë

Rreth orës 01:15 pas mesnate, në rrugën Gostivar-Kërçovë, në fshatin Trapçin Dol ndodhi një aksident trafiku, raporton Libertas.

Automjeti “Opel Astra” me targa të Ohrit, e drejtuar nga A.S. (64 vjeçar) nga fsh.Bukojçani, Kërçovë e goditi këmbësorin Shukri A. (60 vjeçar) nga fshati Trapçin Dol-Kërçovë, i cili nga plagët e marra vdiq në vend.

Është kryer këqyrje në vend dhe po mirren masa për zbardhje të tërësishme të rastit./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button