Marrëveshja politike përplas Thaçin dhe Ahmetin

Kreu PDSH-së Menduh Thaçi ka akuzuar sot kreun e BDI-së Ali Ahmeti se në takimet e liderëve nuk ka përfaqësuar çështjen shqiptare por se ka folur me gjuhën e Gruevskit dhe në mbrojtje të tij. Sa iu përket kërkesave të shqiptarëve në këto takime, Thaçi është shprehur se të njëjtat janë bërë nga PDSH-ja dhe jo nga BDI, ndërsa është shprehur i bindur se këto kërkesa të shqiptarëve nuk do të realizohen kurrë, transmeton Alsat M.

“Zoti Ahmeti në takimet e liderëve gojën se ka çel, figurativisht në takimin e katërt unë i kam thënë, o pehlivan fol bre një fjalë, asnjë fjalë,sidomos pas publikimit të bombave të opozitës maqedonase. Çështja e dytë, ekziston e-maili prej partisë tonë kur kërkesat tona janë dërguar komisionit evropian dhe grupit të punës që udhëhiqet nga një zyrrtar i lartë i KE, që janë shtatë kërkesat e njohura. Çështja e tretë pasi Ahmeti thotë se të gjitha kërkesat fundamentale edhe BDI-ja i ka parashtrua në tavolinë dhe ka arrit ti bëj pjesë e marrëveshjes, bëhet një pyetje shumë logjike, 12 vjet zoti Ahmeti dhe BDI-ja çfarë kanë bërë me qeverisjen e vendit?
E katërta, ja jap të gjitha kërkesat ok, Ai i ka bë unë s’kam bë asgjë, megjithatë dua të konstatoj para opinionit shqiptar se këta kërkesa nuk do të realizohen asnjëherë. M`u duk shokuese deklarata se ai është përkujdes që të mos degjenerohet Gruevski apo denigrohet Zaevi. Zoti Ahmeti sillet sikur është komisionari Han, kurse harron se ai është katër-cipërisht përgjegjës si objektivisht dhe subjektivisht njëjtë sikur Gruevski”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button