Opozita kërkon debat për protestën e djeshme

Opozita maqedonase ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare dhe caktimin e mbledhjes së Komisionit të Përhershëm Anketues për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, me shkas pengimin e protestës së djeshme të gazetarëve. 

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Igor Ivanovski, duke iu drejtuar nga foltorja kryetarit të Kuvendit, ka kërkuar pauzë njëorëshe dhe thirrjen e Komisionit për të diskutuar veprimin e djeshëm të Policisë. 

Ndaj kërkesës së tillë, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, është përgjigjur se është opozita ajo që drejton Komisionin e Përhershëm Anketues, dhe se nuk është ai që mund t’ia obligojë kryesuesit të saj të caktojë mbledhjen.  

Në seancën e sotme, thuajse të gjithë deputetët maqedonase janë paraqitur me bluza të zeza me mbishkrimin “Liri për Kezhon”.

Lajme të ngjashme

Back to top button