Kërçovë, promovohet kompania amerikane “Ki Sejfti Sistems” me mundësi për punësim

Sot në zonën teknologjike industriale në Kërçovë, në lokalitetin fshati Srbjan, u mbajt solemniteti me rastin e realizimit të projektit investues për ndërtimin e fabrikës së kompanisë amerikane “Ki Sejfti Sistems”. Kjo kompani amerikane merret me prodhimin e airbegëve për industrinë e veturave, të rripave dhe të elektronikës, ka 34 fabrika në 12 vende. Në Maqedoni ka filluar në objektin Braunfild në qendër të Kërçovës, ndërsa me investimin fillestar në vlerë prej 20 milionë dollarë e filloi ndërtimin e fabrikës për prodhimin e airbegëve për marka botërore të veturave në zonën e Kërçovës.

“Nga aspekti i zhvillimit ekonomik, veçanërisht është e rëndësishme e dhëna që në nivel vjetor eksporti i kompanisë do të jetë 50 dhe 60 milionë dollarë. Vetëm të përkujtoj, në vitin e kaluar eksporti vetëm nga zonat e lira ekonomike kishte vlerë rreth 1 miliardë eurosh, që paraqet një rritje prej 54% në krahasim me vitin 2013, ndërsa në pesë muajt e parë të këtij viti vetëm nga zonat e lira ekonomike kemi eksport në vlerë prej 553 milionë eurosh, ndërsa në muajin maj eksporti nga zonat ishte në vlerë prej 120 milionë eurosh. Zona teknologjike industriale “Kërçova” dhe investimi i kompanisë amerikane “Ki Sejfi Sistems” janë edhe një dëshmi se politikat në drejtim të rritjes së investimeve janë të orientuara në mënyrë të drejtë”, tha ministri Neziri.

Drejtori i “Ki Sejfti Sistems” për Maqedoninë, Bogdan Petruta, shprehu kënaqësinë e tij lidhur me ngjarjen e sotme, e cila do të thotë një histori e re e investimit të suskesshëm e kësaj kompanie amerikane:

“Me krenari mund të them se ne së bashku kemi ndërtuar një biznes që filloi në objektin ekzistues të Qytetit të Kërçovës, ku do të funksionojmë deri në ndërtimin e fabrikës. Në tre linje ekzistuese tani më kemi punësuar 72 persona nga Kërçova, ndërsa vetëm këtë vit në fabrikën e re do të hapen 300 vende të reja të punës”.

Drejtori i Drejtorisë së Zonave teknologjike industriale Viktor Mizo përkujtoi se vendosja e gurthemelit në zonën teknologjike industriale Delçevë u rrumbullaksua projekti për funksionimin e 14 zonave, me qëllim të zhvillimit të barabartë ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button