Vjen befasia: Ergys Kaçe te Chelsea?

Pas ofertave nga Seria A italiane dhe Bundesliga gjermane, për Ergys Kaçen ka ardhur oferta më serioze deri më tani.

Bëhet fjalë për skuadrën e Premier League, Chelsea, që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho. Lajmin e konfirmojnë mediat greke, pikërisht “gazzetta.gr”, e cila shkruan për mesfushorin shqiptar, madje duke vënë edhe një foto me bluzën e PAOK-ut.

Ideja është që Kaçe të blihet nga Chelsea gjatë merkatos së janarit dhe të huazohet diku në ekipet e Premier League ose më poshtë në Angli deri në fund të sezonit dhe gjatë verës së ardhshme të bëhet pjesë e ekipit të parë të Chelseat.

Nuk mësohet shuma financiare, por nëse do të realizohej, do të kishim një derbi shqiptar edhe në Premier Ligë, ku Adnan Januzaj i Junajtid do të sfidonte Ergys Kaçen e Chelseat

Lajme të ngjashme

Back to top button