Sallai përforcon Vëllazërimin, Kallaba afër marrëveshjes

KF Vëllazërimi është duke vazhduar me përgatitjet intensive në kuadër të Ligës së Dytë futbollistike.
Kryesia e klubit tani më ka filluar të sjellë edhe përforcimet e para për këtë sezon. Janë dy lojtarë që deri para pak kohë mbanin veshur fanellën e FC Shkupi dhe njëherit ishin meritor që Shkupi arriti kualifikimin në Ligën e Parë. Mumin Sallai tani më ka vënë firmën që në vazhdim të luajë për Vëllaëerimin, ndërsa

Leonard Kallaba fillimisht mësohet se ka lënë hapësirë në firmosje, pasi që pritet të konkretizojë edhe disa pika për të veshë fanellën e kërçovarëve.
Pikërisht këta futbollistë do të kenë rastin të luajnë kundër ish-skuadrës së tyre, FC Shkupi, kur të martën do të përballen në kontrolluese në Ohër. Ditë më parë ekipit iu bashkua edhe portieri Nikolla Zerdeski.

Sipas koordinatorit të KF Vëllazërimi Alil Zeqiri mësojmë se ditëve në vijim do të ketë edhe përforcime të reja dhe se synimi kryesor i klubit është mbijetesa në ligë, duke pas parasysh faktin se Liga e dyte futbollistike, këtë vit është më e fortë se vitin e kaluar. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button