Ballistët: Sonte ora 20:45 ti mirëpresim lojtarët e Shkëndijës dhe të festojmë fitoren e Shqipërisë

Në njoftimin e tifo grupit Ballistët të postuar pak më herët në facebook, bëhet thirje që sonte ora 20:45 të gjithë tifozët të festojnë në Sheshin e Tetovës fitoren në tavolinë të Shqipërisë ndaj Serbisë si dhe ti mirëpresin lojtarët e Shkëndijës të cilët kthehen nga Skocia.

Postimi i plotë i “Ballsitëve”:

“Njoftohen gjith Ballistët, tifozët dhe shqiptarët që ora 20:45 në qendër të qytetit në sheshin Iliria sonte do ti presim ata që na bënë krenar në Skoci, lojtarët tanë që luftuan me shpirt dhe me zemër për ngjyrat tona kuq e zi dhe emrin e madh Shkëndijë! Gjithashtu është ditë fesët pasi që kombëtarja jonë fitoi 3 pikët e shumë pritura!!!

Gjith me rekuizita dhe të veshur kuq e zi në sheshin Iliria ora 20:45!!!

BASHKOJU EDHE TI ARMATËS KUQ E ZI !!”

Lajme të ngjashme

Back to top button