Fillon riparimi i objektit që përfaqëson arkitekturën e vjetër të Kërçovës

Këto ditë ka filluar riparimi i objektit që përfaqëson arkitekturën antike si një nga objektet të një rëndësie më të madhe historike dhe kulturore të qytetit të Kërçovës. Ky është një investim i Ministrisë së Kulturës kurse vetë ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska Mileska, së bashku me drejtorin e qendrës për konservim në Ministrinë e Kulturës, Mehmet Selamni, së fundmi kanë vizituar këtë objekt.

“Vlera e përgjithshme e riparimit të objektit është rreth dy milion denarë, mjete këto të siguruara nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë. Në bazë të programit të qeverisë, Ministria e Kulturës do të vazhdojë të rindërtoj edhe objekte të tjera të  rëndësisë  kulturore historike në tërë vendin.” – tha mes tjerash ministrja Kançeska Milesksa .
Riparimi i këtij objekti është paraparë që të zgjasë deri në fund të muajit dhjetorë të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button