Server: Grekët e dinë se maqedonasit nuk duan të përshkruhen si sllavë

Propozimi i Greqisë, Maqedonia të riemërohet në “Maqedoninë sllavo-shqiptare” me siguri është manovra më ofenduese në historinë e fundit ballkanike, vlerëson analisti amerikan dhe ish deputet në Ballkan, Daniel Server për idenë të cilën Athina zyrtare e ka prezantuar para ndërmjetësuesit në bisedime, Methju Nimetz.

“Grekët e dinë se maqedonasit nuk duan të përshkruhen si sllavë, edhe pse e flasin gjuhën sllave. Kjo është e ngjashme si përdorimi i termit “zezak”, ofendues edhe krahas asaj se ka rol deskriptiv. Ky propozim është dhënë me qëllim që të shkaktojë probleme midis maqedonasve dhe shqiptarëve, dy bashkësitë etnike më të mëdha në vend, të mos flasim për bashkësitë e tjera siç janë turqit, romët, serbët dhe vllahët”, shkruan profesori Server, i cili është njëri prej komentuesve kryesorë të çështjeve ballkanike në SHBA.

Server shton se kryeministri grek, Andonis Samaras po bën politikë, qëllimi i së cilës është kolapsi i Maqedonisë, duke e theksuar intervistën e tij në vitin 2009 në të cilën Samaras e tregon këtë haptazi.

“Kryeministri grek e dëshiron kolapsin e fqinjit verior – më shumë do t’i rrisë gjasat që një gjë e këtillë të ndodh sesa ta zgjidh problemin. Përpjekjet e Samarasit për ta destabilizuar Ballkanin me siguri nuk do të kenë sukses, por mund të shkaktojnë probleme dhe shpenzime të panevojshme. Rruga më e shpejtë për Ballkanin është nëse Uashingtoni i fton të gjitha ish republikat jugosllave në NATO, ku Sllovenia, Kroacia dhe Shqipëria tashmë e japin kontributin e tyre”, vlerëson Server.

Lajme të ngjashme

Back to top button