Si i fshehin të metat yjet e Hollivudit?

Jo të gjithë aktorët e Hollivudit mund të krenohen me bukuri të përsosur, por ata janë në avantazh, sepse për pamjen e tyre kujdeset një ekip i tërë i profesionistëve. Kur ecin në qilim të kuq duken të përsosur dhe ja cilat truket që i përdorin për të mbuluar disa nga mangësitë e tyre.

– Shtesat për vëllim më të madh të flokëve: Tipari dallues i Penelope Cruz-it janë flokët plot gjallëri dhe të shndritshme. Megjithatë, në raste të veçanta edhe ajo përdor shtesa të ndryshme për përmirësime. Falë ofertave të mëdha në treg, tani edhe ju mund të përdorni implantet për të bërë flokët tuaj më të gjatë dhe të trashë. Lehtësisht vendosen dhe duken plotësisht natyrale.

– Këshilla shtesë: Nëse nuk ju pëlqejnë implantet, ju mund të rrisni volumin e flokëve me anë të mjeteve për përdredhjen e flokëve. Është e rëndësishme që çdo pjesë e flokut të mbështjellët deri në rrënjë. Më së miri është t’i vendosni mjetet për onde në flokët e lagura dhe pastaj të thahen me një tharëse flokësh. Kur i hiqni ato nga flokët, mos përdorni krehër, por vetëm shkundeni flokët me duar.

– Flokët bionde rinojnë: Për biondinat lidhen shumë anekdota. Thuhet se ato bëjnë jetë më të kënaqshme se sa gratë e tjera dhe shumë studime kanë treguar se meshkujt çmenden pas tyre. Shembulli më i mirë i këtij argumenti është Samantha e famshme nga “Sex and the City” të cilën e interpreton aktorja, Kim Cattrall. Shumë gra e kanë zili për ngjyrën e mahnitshme të flokëve së saj, të cilat njëkohësisht e bëjnë atë të butë dhe tërheqëse. Truku është te flokët diskrete ngjyrë mjalti, të cilat fytyrën e bëjnë të duket më e re.

– Këshilla shtesë: Nëse flokët tuaj janë dëmtuar dhe nuk mundeni tërësisht t’i ngjyrosni, atëherë të paktën zgjidhni dhe ngjyroseni ndonjë fije floku të shndritshëm.

– Loja me hijezimet korrigjon defektet në fytyrë: Hundën e gjerë mundeni në mënyrë vizuale ta ngushtoni shumë thjeshtë, ashtu si e bën Barbra Streisand. Kjo zonjë ndër vite me sukses fsheh defektet e saj ashtu që përgjatë hundës aplikon grim të lehtë ose korrektor, kurse anash pudër më të errët. Kjo është arsyeja pse hunda e saj duket më e ngushtë dhe kështu vlen për ju nëse aplikoni trukun e njëjtë.

– Këshilla shtesë: Tonet me nuanca të ndryshme mund t’i përdorni për të ngushtuar fytyrën tuaj. Me një furçë më të madhe, ngjyrën e kuqe për faqe ose bronzi aplikoni në anët e jashtme të ballit, nën mollëza dhe linjën e nofullës. Lëvizjet duhet të jenë diskrete.

– Kaçurrelet e gjata nxjerrin në pah sytë tuaj: Julia Roberts është kaçurrelja më e famshme e Hollivudit. Pavarësisht nga ajo se nuk ka konturet perfekte të fytyrës, ajo ende konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë. Parukierët me famë botërore e kanë kuptuar se më mirë për të është që të bartë kaçurrelat anash, sepse ashtu arrihet harmonia mes ballit të saj të lartë dhe fytyrës së ngushtë. Ky stil i flokëve sjell në pah sytë dhe gojën. Nëse ju keni një problem të ngjashëm, hiqni kaçurrelet nga fytyra.

– Këshilla shtesë: Nëse keni një hundë të madhe dhe të parregullt, shmanguni nga kaçurrelat e shkurtra.

– Vetullat e përkryera për një pamje seksi: Jennifer Lopez është e suksesshme dhe e talentuar. Këndon, vallëzon dhe aktron dhe pamjen e saj e kanë zili shumë kolege të saj. Përveç prapanicës mahnitëse, ajo ka edhe një tjetër sekret-pamjen. Grimerët profesional thonë se për pamjen e saj seksi më meritoret janë vetullat e saj të përkryera. Është e rëndësishme për të përcaktuar formën ideale të vetullave dhe në qoftë se nuk dini si ta bëni vet, atëherë kërkoni këshillim nga profesionistët.

– Këshilla shtesë: Vetullat formësoni pas një dushi, kur poret janë të hapura, sepse më pak do t’ju dhembin dhe gjithmonë në dritën e mjaftueshme për të parë më mirë qimet e imëta. Nëse vetullat janë të lehta ose të rralla, me anë të lapsit mund t’i errësoni.

– Dredhëza për një buzëqeshje rrezatuese: Nga buzëqeshja e saj “rrëzohen” edhe burrat më të dëshirueshëm të Hollivudit, për këtë arsye shumë njerëz janë përpjekur për të zbuluar sekretin e dhëmbëve të saj të bardhë. Catherine Zeta-Jones befasoi shumëkënd kur ajo pranoi se prapa kësaj nuk qëndron ndonjë preparat i shtrenjtë, por e tërë magjia fshihet në dredhëzat e freskëta. Sigurisht, dredhëza nuk duhet të ngatërrohet me fije ari, por besoni apo jo, mjaftojnë t’i përzieni me pastë dhëmbësh.

– Këshilla shtesë: Dhëmbët gjithmonë duken më të bardhë në fytyrën e rrezitur, kështu që përdorni kremra për efekte të tilla apo nuancën e bronzit që aplikohet me furçë të madhe./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button