Aksident në Kukës-Kolsh, kamionçina humb kontrollin, vdesin 3 persona

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të shënuar në mesnatë, në aksin Kukës-Kalimash në vendin e quajtur Kolsh.

Ngjarja u shënua rreth orës 23.10, kur një automjet tip kamionçinë me targa KS 04123 BT u përplas me trafikëndarësen dhe më pas u përmbys në autostradë. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë humbur jetën në vendngjarje babë e bir Bashkim dhe Idajet Shpata përkatësisht 45 dhe 19 vjeç nga fshati Shëmëri, e Kukësit, si dhe 40 vjecari Dem Saraçi nga fshati Kryemadh.

Të tre viktimat, që udhëtonin me kamionçinë kishin si destinacion, Kukësin.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit. Eskpertët e policisë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në vendin e ngjarjes, për të zbardhur plotësisht aksidentin.

Vendi ku u shënua aksidenti cilësohet si tepër i rrezikshëm dhe kanë humbur jetën 10 persona brenda pak muajve. Sipas ekspertëve, gjithcka ndodh për shkak të pjerrësisë në rrugë, cka sjell nxehjen e tamburave dhe ferrotave, duek bërë që sistemi i frenave në automjete të dalë jashtë funksionit, duke sjellë humbjen e kontrollit të mjetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button