Rama prezanton Shqipërinë e Madhe, reagon Maqedonia

Hartat e vendosura në mjediset e rikonstruktuara në selinë e Kryeministrisë kanë hapur një debat të gjerë në shtetin fqinj, Maqedoninë.

“Pas rikonstruksionit që iu bë sallës së konferencave në godinën e kryeministrisë, e cila u inaugurua nga vetë kryeministri Rama, në sy të bie vetëm një gjë! Rama është i vendosur të kthejë identitetin dhe origjinën e lashtë që ka ky vend, duke punuar në heshtje dhe me fakte. Hapi i parë, ishte harta e mesjetës që përfshinte dhe Shqipërinë me gjithë hapësirat territoriale të saj të para vitit 1912, e vendosur në zyrën ovale të Këshillit të Ministrave. Surpriza vjen në sallën e konferencave të kryeministrisë, ku mbi mur, pas foltores është vendosur një hartë pa kufij, që mban emrin “Albania”,-shkruajnë gazetat maqedonase, sipas të cilave kyeministri shqiptar ka zgjedhur rrugën e provokimit. 

Por, një nga ideatorët e rikonstruksionit të godinës së Kryeministrisë, Artan Shkreli ka sqaruar për “Gazetën Shqiptare” se nuk ka qëllime të tilla, por tregohet thjesht vizioni i kohës për vendin tonë.

“Kjo është harta e Shqipërisë , është e vitit 1689, e relizuar nga Giacomo Carteli D’avingnolo. Ajo u porosit nga kardinal Albani që më vonë do të bëhej Papa Klementi. Ideja e tij ishte një hartë e vendlindjes ,e cila në fakt nuk përfshin Shqipërinë Jugore.

Lajme të ngjashme

Back to top button