Xhaferi gradon në major komandant Valonin

Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, ka graduar në major eprorin Sheval Hetemi, i njohur gjerësisht me nofkën “komandant Valoni”, raportojnë mediat.

Ministri Talat Xhaferi ka graduar ish-komandantin e UÇK-së, pasi Shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Goranço Koteski, rezistoi ta bëjë këtë dy muaj më parë.

Gradimi është bërë në kuadër të të drejtave dhe kompetencave të ministrit, që ka ai mbi stafin civil të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo do të thotë se Xhaferi është detyruar të tërheqë Hetemin, nga strukturat aktive të armatës, në stafin civil, për ta mundësuar kësisoj gradimin e bërë.

Lajme të ngjashme

Back to top button