I punësuari në Armatë ka mashtruar njerëz duke ua marrë mbi 60 mijë denarë

36 vjeçari, i punësuar në ARM,sipas mediave maqedonase, nga fshati Romanovcë të Kumanovës, duke i mashtruar disa persona që i ka njohur, u ka marrë 61 mijë denarë. Ai gjatë gjithë kohës, nëntë qytetarë nga Kumanova, i ka gënjyer se do të ju shet dru zjarri.

Policia e Kumanovës, sipas A1on, është njoftuar me rastin dhe ka deklaruar se është e pafuqishme të ndërmarrë ndonjë veprim, ose të ngrit akuzë penale kundër personit.

Zëdhënësja e SPB Kumanovë, Valentina Nikollovska, apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së drunjve, sepse sipas informacioneve, është përhapur dukuri që shitësit vijnë në shtëpinë e blerësit dhe u ofrojnë drunjë me çmim të lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button