Saraçini me projekt do ti ringjall kompanitë e shuara shtetërore

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot qëndroi për vizitë pune në Komunën e Gostivarit, me ç’ rast u takua me Kryetarin Nevzat Bejta. 

Ministri Saraçini gjatë kësaj vizite, para kryetarit Bejta prezantoi projektin e ri  për ringjalljen e kompanive shtetërore që janë jashtë funksionit. Me këtë rast Saraçini dhe Bejta vizituan një nga katër kompanitë e tilla në Gostivar, përkatësisht sh.a. Mavrova, pëpr të cilën është marr vendim që të rifillon funksionimin përmes të ashtuquajturave investime brownfield, përkatësisht investime që zbatohen në objekte ekzistuese, por të pashfrytëzuara, dhe të cilat janë në pronësi të subjekteve të ndryshme në shtet.

“Investimet Brownfield janë modalitet i ri, përmes të cilit Qeveria po punon për të tërhequr investime, ato janë toka ish-industriale, të cilat tani janë të lira, dhe që nuk përdoren, por kanë potencial për tu ri-zhvilluar për nevoja të reja”, tha Ministri Saraçini, duke shtuar se kjo mundësi u jepet në kushte të barabarta edhe bizneseve lokale që duan të fillojnë biznes të ri, apo që planifikojnë të zgjerojnë ato, dhe apeloi që të shfrytëlzojnë mundësitë e ofruara nga qeveria.

“Në territorin e Republikës së Maqedonisë ka mbi 400 njësi të tilla, apo lokacione të mundshme, të cilat gjenden në listën e kapaciteteve hapësinore për të ashtuquajturat investimet brownfield, të përgatitura nga qeveria. Bëhet fjalë për një Regjistër të objekteve, me sipërfaqe prej 1 milion e 700 mijë metra katrorë, ndërsa numri i përgjithshëm i hapësirave për këtë lloj investimi është rreth 4 milionë e 700 mijë metra katrorë”, tha ministri Saraçini duke shtuar se Regjistri është publikuar në Faqen e internetit të Agjencisë për Investimet e Huaja, me sqarime në detaje të kapaciteteve, si dhe të gjitha modalitetet për kapacitetin e specifikuar.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, pas takimit përshëndeti iniciativën e Ministrit Saraçini për bashkëpunim në bazë të këtij projekti.

“Mbështetja për qytetarët e Gostivarit është e vazhdueshme, veçanërisht për arsye se qëllimi i këtij takimi sot është ringjallja e objekteve të vjetra të papërdorura, të cilat janë shumë në territorin e Gostivarit, ndërsa të njejtat nuk janë në përdorim, dhe me rivënien në funksion të tyre kontribohet në zhvillimin ekonomik më të shpejtë. Me ndihmën e Ministrisë së Ekonomisë do të ringjallim këto objekte, do të hapen biznese të reja, dhe me këtë edhe vende të reja pune, por gjithashtu fitojmë objekte të reja të cilat do të zbukurojnë qytetin e Gostivarit”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button