Subrata Roy: Të linden fëmijë siç vendos qeveria

“Nëse flas për Maqedoninë, është një vend i veçantë dhe veçanërisht paqësor. Kur për herë të parë erdha këtu, në ditën e parë, kryeministri jonë i respektuar dhe zëvendës kryeministri i qeverisë, unë dhe djali im, kërkonim në zonën kryesore të tregut thuajse 30 minuta që të gjejmë vend të përshtatshëm për përmendoren e Nënës Terezës. Në befasinë time të këndshme, nuk kishte personel nga sigurimi që na shoqëronte”, ka thënë mbrëmë, Subrata Roy, gjatë fjalimit në Festivalin Ballkanik të Paqes.

Gjatë fjalimit, biznesmeni indian ka thënë se njeriu gjithmonë dëshiron që të fitojë dhe të gëzohet në humbjen e tjetrit, ndërsa sporti mund ta zëvendësojë këtë.

“I kënaqim instinktet tona konkurruese nëpërmjet lojtarëve të cilët pasurohen me çmime në arenën ndërkombëtare. Për shembull, toka-humbës do të ndërtojë spital të vogël me harxhimet e tyre në territorin e tokës-fituese. Në lojërat Olimpike ose në ngjarje të tjera sportive, fituesit mund të fitojnë çmim për ngjarjet të cilat do të vendoset se cili vend do të jep porosi për import, kush do të fitoj më shumë porosi për import”, tha Roy.

Në fjalimin e tij të mbrëmshëm, Subrata Roy u referua edhe në dendësinë e popullsisë në Maqedoni, e cila, sipas tij, duhet të kontrollohet. Sipas investitorit indian, prindërit të cilët nuk e ndjekin “definicionin ideal të familjes”, duhet ta humbin të drejtën e votës.

“Duhet të kuptojmë se klasa e të varfërve me kënaqësi e praktikon psikologjinë se nëse ka më shumë fëmijë, do të ketë edhe më shumë duar për ndihmë për prindërit e vjetër. Këta fëmijë të renditur nga kolibat, mbesin që të jenë një masë nga ashti dhe mishi pa zhvillim kualitativ të aftësive mendore. Prandaj, Qeveria duhet ta definojë nëpërmjet ligjit se cila është madhësia ideale për një familje dhe se fëmijët nga familjet ideale duhet t’i fitojnë të gjitha benificionet, fitimet e veçanta të qytetarëve të rendit të parë”, ka thënë Roy.

Për mediumet, biznesmeni indian konsideron se kanë një rol negativ sepse raportojnë për vrasjet dhe përdhunimet. Këshilla e tij për mediumet ishte që “ti zvogëlojnë lajmet negative dhe të shtohen ato më pozitive, informacionet më inkurajuese”.

Lajme të ngjashme

Back to top button