LSDM: Në Muzeun e VMRO-së, 10 milion euro të tjera

Marrëveshjet Aneks të Muzeut të njohur të VMRO-së, janë shembull për atë se si në mënyrë të dyshimtë, nëpërmjet projektit Shkupi 2014, derdhen miliona euro nga të hollat e qytetarëve”, ka deklaruar sot për gazetarët, Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

“Për këtë kompleks të muzeut, marrëveshja bazë ka vlerë prej 4.5 milion euro, ndërsa i janë shtuar dhe zgjeruar edhe një seri të marrëveshjeve aneks, me vlerë prej 10 milion euro.

Figurat nga dylli, nuk kanë qenë të parapara në marrëveshjen e parë, dhe për këtë arsye ka pasur nevojë që të harxhohen edhe 2.5 milion euro me marrëveshje aneks.

Përveç se nuk kanë qenë të parapara figurat e dyllit, nuk ka qenë e paraparë edhe projekti themelor, elementet skenografe, enterieri, mobilet, ndriçimi, projekt ideal….një seri e punëve të paparashikuara që kushtojnë rreth 8.5 milion euro”, theksoi Mançevski.

Sipas tij, të nevojshme kanë qenë edhe 1 milion euro për përfundimin e objektit dhe gjysmë milioni euro për “punët shtesë të paparashikuara”.

Lajme të ngjashme

Back to top button