Shëtitja e parë e organizuar në shtegun malor nga fshati Koritë deri në pikën më të lartë të Malit Taul

Fal projektit për Zhvillimi të prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës i financuar nga IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar të Bashkimit Evropian, fshati Koritë ka fituar shtegun malor për këmbësorët.

Në suaza të aktiviteteve për shënimin e ditës së Komunës së Gostivarit, kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta, zëvendës ambasadorit amerikan në Shkup, z.Barton Putney të shoqëruar nga mbi 30 adhurues të shetitjeve malore dhe 10 udhëzuesve malor të cilët në suaza të po të njëjtit projekt u trajnuan, aftësuan dhe u pajisen me mjete të nevojshme, është bërë edhe gjiroja e parë në shtegun e gjatë prej 3.5 kilometra, konkretisht nga fshati Koritë deri në pikën më të lartë të Malit Taul.

U bë shëtitja e parë e organizuar në shtegun malor për këmbësorët nga fshati Koritë deri në pikën më të lartë të Malit Taul me gjatësi prej 3.5 kilometra  (2)

Në shtegun nga fshati Koritë deri në pikën më të lartë të Malit Taul, është kryer shenjëzimi, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta pati nderin të vendos tabelën në pikën më të lartë të Malit Taul, ku tregohen të dhëna mbi lartësinë mbidetare.

Duhet theksuar se lartësia mbidetare në këtë mal varian nga 1.470 deri 1.853 metra. Bukuritë e rralla natyrore të malit, por edhe bashkëpunimi i ngushtë me Agjencinë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit malor, përmes promovimit të turizimit malor, pritet të sjellë edhe turistët e parë nga brenda dhe jashtë Maqedonisë në këtë zonë që llogaritet me plotkuptimin e fjalës virgjëreshë e Malit të Thatë.

U bë shëtitja e parë e organizuar në shtegun malor për këmbësorët nga fshati Koritë deri në pikën më të lartë të Malit Taul me gjatësi prej 3.5 kilometra  (8)

Lajme të ngjashme

Back to top button