MASH dhe OSBE zgjodhën shkollat më të sigurta dhe më të pastra

Në bazë të Thirrjes publike për zgjedhjen e “ Shkollës më të sigurtë dhe më të pastër ” në kuadër të këtij projekti qëllimi i të cilit është rritja e sigurisë dhe pastërtisë nëpër shkolla, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, zgjodhën tre shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme , si shkolla më të sigurta dhe me të pastra në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollorë 2014/2015.

Në bazë të aplikacioneve të arritura dhe vizitave nëpër shkolla, përzgjedhja e shkollës më e sigurtë dhe më e pastër u realizua nga ana e komisionit profesional, formuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga gjithsej 18 shkolla fillore, shkolla më të sigurta dhe më të pastra u zgjodhën : SH.F „ Vllado Kantarxhiev” – Komuna e Gjevgjelisë – vendi i parë; SH.F „ Kliment Ohridski” – fsh. Draçevë, Komuna Kisella Vodë – vendi i dytë dhe SHFK „ Kliment Ohridski” – Komuna Makadonski Brod – vendi i tretë.

Në kategorinë e shkollave të mesme nga gjithsej 6 aplikime, shkolla më të sigurta dhe më të pastra janë zgjedhur : SHMQSH „ Vllado Tasevski” – Shkup – vendi i parë dhe SHMQSH „ Nikolla Karev” – Shkup vendi i dytë.

Me gjasë janë të gjitha shkollat ku mësojnë më shumë maqedonas duke u bazuar në popullatën që jeton në vendet ku janë këto shkolla.

Për shkollat e përzgjedhura do të pasojnë shpërblime përkatëse nga ana e Misionit të OSBE-së në Shkup.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup falënderojnë të gjitha shkollat që janë paraqitur në Thirrjen Publike që në mënyrë aktive u përfshinë në promovimin e idesë për “ Shkolla më të sigurta dhe më të pastra” duke i përgëzuar dhe uruar për suksesin e arritur.

Lajme të ngjashme

Back to top button