Spitali Kozle transferohet në hapësira të tjera

Barakat e vjetra në spitalin e fëmijëve Kozle nuk janë më në funksion. Personeli medicinal është zhvendosur në objekt tjetër.

Në poliklinikën ‘Bukuresht’ është pjesa e ambulantës, pjesë kjo që do të punojë në dy ndrime. Ndërsa spitali ditor është zhvendosur në hapsirat e ‘8 Shtatorit’.

Të gjithë fëmijët që kanë nevojë për mjekim në spital do të dërgohen në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Objekti i ri i spitalit në të cilin po punohet intenzivisht duhet të jetë gati në tetor të këtij viti. Nga udhëheqësia e spitalit apelojnë deri tek mjekët amë që gjatë muajve në vijim të mos dërgojnë fëmijë tek ata.

Back to top button