Mourinho ‘djeg’ edhe një talent

Kevin De Bruyne nuk po ndjehet aspak i lumtur te skuadra londineze, Chelsea.

Ai nuk është ftuar fare nga trajneri i “The Blues” Jose Mourinho për ndeshjen ndaj Steauas së Bukureshtit, të cilën ekipi londinez do ta zhvilloj në kuadër të xhiros së dytë të Champions League.

Sipas mediave angleze mesfushori 22-vjeçar po shqyrton mundësitë për t’u kthyer në Bundesligën gjermane.

Ndërkaq, për shërbimet e mesfushorit belg janë të interesuara ekipet e tilla si Hamburger, Leverkusen si dhe Wolfsburg.

Kujtojmë se të njëjtin fat është duke e përjetuar edhe mesfushori fantastik spanjoll, Juan Mata, cili në ndeshjet e para të sezonit të ri në Premier Leaguen angleze po i filon nga banka rezervë.

Lajme të ngjashme

Back to top button