Dita ndërkombëtare e muzikës klasike. Muzikologët alarmojnë: po përmbysen vlerat!

1 tetori është dita ndërkombëtare e muzikës klasike.

Profesor të muzikës thonë se komercializmi e ka bërë të veten dhe muzika e mirëfillte klasike është shumë pak e pranishme në shoqëri, thotë Shpresa Grubi Ajdini, profesoreshë e muzikës.

‘Muzika klasike është shumë pak e pranishme në shoqërinë tonë, më shumë për arsye të komercializimit të muzikës në përgjithësi dhe përmbysjes së vlerave si në çdo aspekt të përditshmërisë sonë. Klasika në botë çmohet sepse njihet si shpirti i qytetërimit dhe bazamenti i artit të muzikës,por tek ne pikërisht Institucionet dhe elitat të cilat do të duhej të jenë promovues të këtyre vlerave,shumë pak e vlerësojnë atë sepse thjeshtë edhe nuk e njohin apo nuk janë të prirur që ta njohin si vlerë. Kjo vjen si pasojë e një historie të zymtë të zhvillimit tonë në këto hapësira,të një injorance të stimuluar me dekada ndaj artit dhe kulturës nga pushtetarët e ndryshëm e që ka prodhuar pseudovlera në çdo sferë përfshirë edhe në muzikë’ tha Grubi.

Shpresa Grubi Ajdini beson në gjeneratat e reja dhe shpreson se kjo gjendje do të has në përmirësim

‘Kjo qasje tashmë e ngulitur tek ne, është vështirë të ndryshohet vetvetiu dhe shkëputja nga pseudovlera vetëm mund të ndodh në mënyrë të organizuar dhe përmes Institucioneve, që dorë në zemër për momentin këtë nuk e shohin si prioritet në punën e tyre. Megjithatë,unë shoh një dritë në tunelin e errët e këto janë gjeneratat të nxënësve që regjistrohen në shkollën e muzikës dhe kanë mundësi të veçantë ta njohin muzikën klasike ashtu siç e njeh edh bota. E jona është që ta mbajmë gjallë këtë flake të mos shuhet,duke shpresuar se në të ardhmen do të vijnë kohëra më të përshtatshme për ta rinjohur artin e muzikës klasike edhe ndër shqiptarët’ tha ajo.

Ndërkaq, Qendra Informative Kulturore me në krye Sermine Purrinin, gati se gjatë gjithë programit të saj vjetor i përkushtohet muzikës klasike.

‘QIK-u në programin vjetor qe ka, muzika klasike është e përfshire 95% MË SHUMË SE GJYSMË SHEKULLI – krijim i përditshëm, i vazhdueshëm, i vlerave kulturore, konsumues, “të varur” nga vlerat e krijuara, promovim dhe afirmim i kulturës dhe artit të Maqedonisë në Evropë e në botë. MUZIKË – në skenën e hapësirës së vetme dhome, “Salloni 19’19” dhe anë e mbanë Maqedonisë dhe Evropës, organizime dhe koordinime të më shumë se 2 000 koncerte dhomash, recitale, koncerte xhazi, bartës tingujsh’ tha Purrini./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button