Fillon manifestimi i 14-të “Tingujt e Çarshisë”

Në bërthamën e vjetër të Qytetit, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit prej sonte e deri të enjten do të mbahet manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë”, qëllimi i së cilës, tashmë disa vite, është që ta ringjallë Çarshinë përmes koncerteve të të gjitha zhanreve, performansave, paraqitjeve folklorike, poezive, kolonive të artit dhe prezantimit të zejeve të vjetra, transmeton MIA.

Manifestimi do të fillojë në ora 20:00 me koncert të këngëtares Altuna Sejdiu – Tuna në Kurshumli Han. Në program janë edhe dy koncerte nga ora 21:00 dhe nga ora 22:00.

“Tingujt e Çarshisë”, siç njoftojnë nga Qendra Kulturore Informative – Shkup, është një ngjarje multimediale dhe multikulturore, e cila mbahet për të 14-n herë këtë vit, me idenë për të kujtuar traditën e harruar, për të ringjallur disa zona jo të vizituara mjaftueshëm të Shkupit dhe për të kontribuar drejt emancipimit të mjediseve kulturore të pazhvilluara. Sipas tyre, kjo kontribuon në aktivitetet e vazhdueshme të Qytetit të Shkupit dhe Qendrës Informative Kulturore – Shkup për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

“Si çdo vit, ky program do të jetë i pasur dhe i larmishëm. Do të ketë koloni arti, shfaqje teatrore, filma, stand-ap komedi, letërsi, koncerte të zhanreve të ndryshme të muzikës: folk, xhaz, rrok, opera, argëtim….. në sheshe, rrugët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Kalanë e Shkupit, në Kurshumli Han, Suli Han”, kumtoi QIK.

Manifestimi fillon të dielën, 13 shtator, në orën 20 të mbrëmjes me koncert të Tunës në Kurshumli Han, pas së cilës nga ora 21 dhe 22 do të vijojnë edhe dy dy koncerte të tjera.

Të martën, 15 shtator, në orën 16 pasdite, manifestimi vazhdon me ngjarjen “Rrugët e Çarshisë” në kuadër të së cilës Saranda Ademi në flaut dhe Verica Shotarovska në piano do të mbajnë një koncert. Në orën 17 para Xhamisë Murat Pasha është parashikuar performancë e Adil Alush dhe “Jeni Jol Orkestra”. Në orën 19 në Sheshin Skenderbeu do të interpretohet shfaqja teatrale “Unë nuk paguaj”, ndërsa nga ora 20 në sheshin “Filipi i Dytë” do të mbahet koncert me titull “Tinguj vjeshte, ngjyra e tingullit”. Në orën 10.30, në Kalanë e Shkupit do të shfaqen dy filma të shkurtër: “Toka” me regji të Ibër Dearit dhe “Ballkoni” nga Lindita Zeqiraj.

Në ditën e tretë të festivalit, 16 shtator, në orën 16 pasdite, para Xhamisë Murat pasha, do të interpretohet muzikë me çallgi, ndërsa nga ora 17 në Kalanë e Shkupit do të mbahet koloni arti. Në lokacionin e njëjtë në ora 17:30 do të interpretojë kuarteti i harqeve “Strip 4m”. Kuarteti i xhazit “Viv Art” do të interpretojë në orën 18, ndërsa në orën 21:30 stend-ap komedi do të mbajë Artan Ibishi.

Dita e fundit e manifestimi – 17 shtatori është rezervuar për shfaqje në kuartetin e harqeve “Viva strings” në orën 16, shfaqja teatrore “Miqësia në kohën e masave” në orën 18 në Sheshin Skenderbeu dhe shfaqja “Historia e
Mocartit” e Shoqatës “Bota e fëmijëve” në orën 18:30. Në mbrëmje në ora 20 në Suli han do të performojnë tre tenorët Ismet Vejseli, Mustafa Imeri dhe Vllatko Gruevski. I ftuari i koncertit është tenori Shinasi Ramadan në piano i shoqëruar nga Andrej Naunov

“Qëllimi i projektit është prezantimi i arteve, traditave dhe kulturave të ndryshme tradicionale në Maqedoninë e Veriut. Me një fjalë, kjo është afrim dhe njohje më e mirë midis etnive në vend, do të thotë afrim me qytetarët
përmes kulturës”, thonë organizatorët.

Në vitet e fundit, shumë këngëtarë të famshëm, artistë, valltarë, animatorë, grupe të famshme, maqedonase, shqiptare, turke, rome, morën pjesë në “Tingujt e Çarshisë”, në frymën e idesë së manifestimit, për të qenë
multikulturore. QIK – Shkup, përveç artistëve të njohur, u jep një shans edhe debutuesve, të cilët e filluan karrierën e tyre pikërisht këtu, në këtë vend, në këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button