Shkup, protestë kundër dhunës ndaj grave
Nesër, e mërkurë, 31 gusht, ora 17:00, paralajmërohet protestë te Sheshi Skënderbeu në Shkup, për të protestuar kundër dhunës ndaj vajzave të mitura, transmeton Portalb.mk.
“Ngjarja e rëndë në Prishtinë, në të cilën një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar nga 5 burra, na ka lënduar tejmase. Ne, u bashkohemi vajzave dhe grave kosovare në thirrjen e tyre drejtuar institucioneve, për marrjen e masave të menjëhershme kundër kriminelëve përgjegjës si dhe për garantimin e mbrojtjes së vajzave dhe grave në të gjitha hapësirat publike”, thuhet në thirrjen për protestë.
Dhuna kundër një vajze, dhuna kundër një gruaje, është dhunë kundër të gjitha vajzave dhe grave.
Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga përdorues të tjerë të rrjeteve sociale.
Qytetarë dhe organizata të ndryshme joqeveritare paralajmëruan protesta në Prishtinë, për të martën dhe të mërkurën.
Ndryshe, një grua është sulmuar seksualisht gjatë ditës së djeshme nga dy burra të dyshuar, të panjohur, në Prishtinë.
- LEXO: Kosovë, paraburgim edhe për dy të dyshuarit tjerë për dhunimin e 11-vjeçares
- LEXO: Edhe dy personat e tjerë të arrestuar si të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë janë të mitur
- LEXO: Kosovë, ngecjet e gjyqësorit në trajtimin e krimeve seksuale
- LEXO: Paraburgim për dy personat e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Kosovë