Hotspur me ofertë për Casillas

Skuadra angleze, Tottenham Hotspur po interesohet për legjendën e Real Madridit, portierin Iker Casillas.

Në Spanjë shkruajnë se Casillas mund të largohet pas ardhjes së David de Geas dhe se për të po interesohen shumë skuadra të mëdha evropiane.

Mirëpo, “The Independent” befason me një lajm, kur shkruan se Tottenham Hotspur e dëshiron kapitenin e Realit dhe Spanjës.

Megjithatë, ky transferim do të jetë shumë vështirë i realizueshëm, pasi Casillas ka thënë se është i lumtur në Madrid dhe se dëshiron të pensionohet te kjo skuadër.

Lajme të ngjashme

Back to top button