Bexheti: Do përmbushen rekomandimet e ODIHR për Kodin Zgjedhor

Rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat kanë të bëjnë Kodin zgjedhor, do të përmbushen. Keshtu u zotua sot ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së burgut “Kumanovë”. “Janë përmbushur një pjesë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale dhe tani vazhdojmë me përmbushjen e rekomandimeve lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, tha Bexheti.

Ai shtoi se për implementimin e rekomandimeve punojnë dy grupe punuese, njëra në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa tjetra në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. “Për patrimin e listës zgjedhore punon Grupi punues në KSHZ. Ministria e Drejtësisë si ministri dikasteriale e ndjek punën e këtij Grupi punues, në të cilin ka përfaqësues edhe nga Drejtoria për mbajtjen e evidentimit amë, e cila është në përbërjen e Ministrisë së Drejtësisë. Punohet intesivisht”, tha Bexheti.

Kreu i Drejtësisë, përkujtoi se në zgjedhjet e fundit nuk kishte vërejte nga asnjë parti politike lidhur me pastrimin e listës zgjedhore. “Punohet në vazhdimësi, sepse bëhet fjalë për materie të gjallë”, theksoi Bexheti.

Lajme të ngjashme

Back to top button