Ivanov premton ndihmë gjatë projektit “Bon-toni sportiv” në Tearcë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov bashkë me ambasadorin e SHBA-së, Poll Uolers sot morën pjesë në manifestimin sportivo-kulturor që u mbajt në sallën e adaptuar të shkollës fillore “Kirill Pejçinoviq” në komunën e Tearcës. Qëllimi i projektit “Integrimi social dhe etnik përmes sportit – Bon-Toni sportiv” është promovimi i
sportit si aktivitet shoqëror përmes së cilit me lojë, argëtim dhe shoqërimin e fëmijëve dhe të rinjve të përkatësive të ndryshme etnike përforcohen marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.

Projekti “Bon-toni sportiv” vazhdon me çka u jepet mundësi për shoqërim nxënësve të viseve të ndryshme të shtetit, por njëherësh të rinjtë të mësojnë se si të veprojnë edhe si garues edhe si shikues dhe këtë ta zbatojnë në mjediset e tyre. Kjo është mundësi për njoftimin e ndërsjellë të fëmijëve të komunave të ndryshme pasi që Tearca është shembull i shkëlqyer për bashkëjetesën e bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare me ç’rast sot kemi edhe përfaqësues të bashkësive fetare. Dëshirojmë të rinjtë ta njoftojnë tërë diversitetin në Maqedoni dhe të mësojnë, të respektohen midis tyre dhe të mirëkuptohen dhe së bashku të rriten në një ambient më ndryshe që do t’u mundësojë komunikim të ndërsjellë, shoqërim dhe ndjeshmërinë për gjithë atë që e kemi si shtet”, tha presidenti Ivanov, i cili është mbështetës i projektit.

Ambasadori Uolers iu falënderua presidentit Ivanov, kryetarit të komunës së Tearcës dhe organizatës “Global” për punën e tyre në projektin Bon-toni sportiv. “Vlerësoj se ky është shembull i vërtetë i sjelljes sportive dhe si të rinjtë të punojnë bashkë.

Ambasada e Amerikës me krenari e mbështet këtë projekt të shkëlqyer të “Global” në mbarë Maqedoninë përmes së cilit mësohet për sjelljen sportive, tolerancën dhe si të punohet si ekip edhe te fëmijët edhe në shtet në përgjithësi”, deklaroi Uollers.

Kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani tha se e ka njoftuar presidentin Ivanov për gjendjet në komunë dhe problemet me të cilat ballafaqohen gjatë punës. “Moti me shi është edhe një argument se në Tearcë mungon një sallë dhe mora premtimin nga
presidenti Ivanov se nga viti i ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një salle sportive për nevojat e banorëve të komunës”, tha Asani

Lajme të ngjashme

Back to top button