Xhemi, Arbana & Ledioni, bashkë prezantues tek “E Diell”

“Top Channel” po përgatitet për rikthimin pas një viti pauzë në ekran të programit të të dielave “E Diell”, tashmë të riformatuar.

Për moderimin e këtij programi me orar të zgjatur janë bërë bashkë tre prezantuesit më të njohur të këtij televizioni, njëkohësisht dhe miq të ngushtë jashtë ekranit: Xhemi Shehu, Arbana Osmani dhe Ledion Liço.

Ende nuk janë dhënë detajet se si është konceptuar ky format në sezonin e ri, dhe po ashtu nuk është vendosur data e programit të parë. Duket se përgatitjet kanë filluar për programin me shumë rubrika, të ftuar dhe muzikë live. Me këtë treshe të re do të kemi një rikthim në skemë me tre prezantues si në edicionin e parë të “E Diell”, që prezantohej nga Adi Krasta dhe dy partneret e tij, Arbanën dhe Xhemin.

Ndërkohë që në këtë edicion, pozicionin e prezantuesit e ka Ledion Liço, i cili u largua nga emisioni i mëngjeseve në “Top Albania Radio” dhe “Top Channel”, “Wake Up”. Në këtë angazhim të ri televiziv, Ledioni vjen pas eksperiencave si moderator i spektakleve të rëndësishme të mbrëmjeve,, si “The Voice” dhe “Top Fest 10”.

Arbana, pasi përfundoi edicionin e gjashtë të “Big Brother”, i rikthehet këtij formati sërish si në fillimet e tij. Ndërsa Xhemi është e vetmja moderatore e përhershme e “E diell” dhe vjen pas eksperiencës së sezonit të kaluar ndërsa drejtonte programin “E dua vendin tim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button