Shqiptari hyn në 10-ën më të mirë në Zvicër

Frizeri nga Kosova, Jetmir Devetaku, ka arritur të depërtojë e të futet në 10-ën më të mirë në një garë të frizerëve në Zvicër. ‘Hairdressingaward Swiss’ garë kjo e cila evidenton suksesin e shqiptarit në pasionin e tij për rregullim të flokëve, duke se po bëhet sa më e këndshme për Devetakun, për vetë suksesin e tij.

Bëhet e ditur që pasioni e tij për flokët është që në moshën e hershme e cila tani i ka kaluar në ambicie serioze për të prekur majat në vendin ku jeton.

Ndryshe Jetmiri i cili është me prejardhje nga Suhareka që në moshën tre vjeçare jeton me familje në Zvicër ku edhe ka arritur të bëhet ndër frizerët më të kërkuar nga fytyrat publike Zvicerane.

Për të ndihmuar 24-vjeçarin nga Kosova të fitojë çmimin e publikut, ju mund të jepni votën tuaj duke vizituar faqen http://www.hairdressingaward-vote.ch/.

Lajme të ngjashme

Back to top button