Gold AG sjell ‘Dhembje e dashni’

Rep artisti Gold AG i cili asnjëherë nuk e ka fshehur në publik adhurimin ndaj Zotit kësaj radhe do të vijë për fansat me një këngë kushtuar dashurisë hyjnore.

Gold AG ka bërë të ditur për Tribuna që kënga tashmë veçse është gati, ndërsa pritet të publikohet ditën e shtunë. “E kam përfunduar këngën më të re.

Titullohet “Dhembje e dashni”. Tashmë çdo gjë është gati, pritet të publikohet ditën e shtunë”, ka thënë reperi duke zbuluar më shumë imtësi rreth projektit të tij të fundit.

“Tekstin e këngës dhe muzikën i kam bërë unë ndërsa e kam incizuar në studio të Barutit. Personalisht më duket një këngë e mirë me temë aktuale. Tani vetëm shpresoj që edhe nga publiku të pritet mirë”./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button