Irina shpërthen sërish kundër Ronaldos, e turpëron atë

Bukuroshja ruse, Irina Shayk, sërish ka kritikuar ish të dashurin e saj, Cristiano Ronaldo.

Modelja e bukur ruse, Irina Shayk, edhe njëherë ka dalë kundër futbollistit portugez dhe njëherësh ish të dashurin, Cristiano Ronaldo.

Shayk e ka kritikuar yllin e Realit duke e quajtur atë të pabesë dhe të pakujdesshëm karshi saj.

“Unë sigurisht se preferoj të jem në lidhje me dikë, por me dikë të duhur”, u shpreh Shayk, përcjell Mirror.

“Është e thjesht. Ti duhet të jesh besnik për gjysmën tënde tjetër dhe të mos kesh sekrete. Kjo është një rregull”, shtoi tutje Shayk.

Ndryshe, kjo e fundit tani është në lidhje me aktorin, Bradley Cooper. Ajo dhe Ronaldo u ndanë në fundin e vitit të kaluar. /Express/

Lajme të ngjashme

Back to top button