Pse institucionet e Kosovës po heshtin për rastin “Kumanova”?

Rreth tre javë nga ngjarjet tragjike në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Burim Ramadani pyet pse po heshtin institucionet e Kosovës për këtë rast?

Sipas tij, nëse institucionet e sigurisë nuk kanë patur asnjë informacin atëherë përse paguhen me taksat e qytetarëve të Kosovës?

Ramadani kërkon përgjigje për pyetjet që ngre, por vështirë se ato do të marrin përgjigje ndonjë ditë, përcjell albeu.com.

“Pse institucionet e Kosovës po heshtin për rastin “Kumanova”?

Kërkesa e vetme është që qytetarët e Kosovës le ta dijnë se pushteti kosovar ka ditur për një rast që ka qenë i përgatitur një kohë më të gjatë apo pushteti kosovar nuk ka ditur asgjë?

Nëse nuk e ka ditur, atëherë pse në Kosovë ekzistojnë institucionet e sigurisë? Pse ne qytetarët e Kosovës paguajmë nga taksat tona për pagat e tyre? Dhe, kush është përgjegjës, përveç tyre, që t’i përgjegjin qytetarëve?
Nëse kanë ditur, pse nuk tregojnë çka dhe si ka ndodhur? Kush është apo kush janë përgjegjësit nga institucionet e Kosovës?

Ky është rasti më i madh pas lufte me pasoja kaq të mëdha të brendshme dhe ndërkombëtare!

Prandaj, kërkoj përgjigjje nga këta që e kanë obligim kushtetues dhe marrin paga nga taksat tona!

Këto pyetje duhet të shtrohet për çdo ditë! Derisa dikush të përgjigjet apo të merr përgjegjësi!

Institucionet e Kosovës nuk guxojnë të heshtin!
Këtu interesimi është për palën kosovare, jo për të tjerët…” ./Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button