Lëvizja Besa përkujtoi Ditën e Evropës, protestën e saj dhe ngjarjet e Kumanovës dhe

Lëvizja Besa në ditën e shënimit të 9 majit-Ditës së Evropës, vlerëson se vlerat evropiane janë zgjidhja dhe shpërtim i vetëm për Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Ne, si Lëvizje BESA, gjatë gjithë kohës kemi përkrahur çdo reformë që bëhet për të mirën e vendit për të qenë sa më afër Evropës. Rrugëtimi jonë është i qartë BE dhe këtë e shohim si shpëtim të vetëm për Maqedoninë e Veriut”, deklarojnë nga LB-ja, duke theksuar se anëtarësimi i vendit në BE nuk ka alternativë tjetër.

Lëvizja Besa në këtë ditë përkujton edhe protestën e tyre të vitit 2016, duke e vlerësuar si një mekanizëm që e goditi qeverinë anti-shqiptare.

“Në vitin 2016 për herë të parë në vend, u organizua një protestë masive, e cila ngjalli një shpresë të re tek shqiptarët, shpresë e cila u vra nga disa subjekte politike që keqpërdorën gjithçka, madje edhe shqiptarët. Me anë të atij masoviteti në qytetin e Shkupit, regjimi VMRO-BDI u sfidua seriozisht dhe ju dha një grushtë i fortë një qeverie anti-shqiptare”, deklarojnë nga LB-ja.

Lëvizja Besa përkujtoi edhe 9 majin kur ndodhi edhe aksioni ushtarako-policor në Kumanovë.

“9 Maji, qytetarëve ua kthen në kujtimet e tyre edhe rastin e “Lagjes Trimave” në Kumanovë, ku ndodhi një konflikt i armatosur. Sot e kësaj dite, pas 5 viteve ende nuk dihen skenaristët e atij plani famëkeq që për të shpëtuar pushtetin e tyre, inskenuan, trishtuan dhe vranë njerëz në një lagje në zemër të Kumanovës”, deklarojnë nga LB-ja.

LEXO: Spasovski dhe Xhaferi uruan Ditën e Evropës: Ishit synimi jonë
LEXO: Pendarovski: Sivjet është arritur ëndrra e shumë gjeneratave
LEXO: Negociatat RMV-BE, nëse nuk zbatohen reformat për drejtësi, liri dhe siguri, gjithçka mund të bllokohet
LEXO: Historiku i 9 majit-Ditës së Evropës, ëndërr për Maqedoninë e Veriut, zhgënjim për Britaninë
LEXO: DOSJE: 5 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, asgjë nga hetimi ndëkombëtar
LEXO: ASH-ja përkujtoi “Ditën e Evropës” dhe rastin e Kumanovës: Nuk mund të harrohet kurrë
LEXO: BDI-ja uroi qytetarët për Ditën e Evropës: Ia dolëm më në fund

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button