Benitez e filloi me lot paraqitjen te Reali

Rafael Benitez e ka nisur me lot detyrën e tij te Reali. Trajneri i famshëm spanjoll ka qenë tejet i emocionuar në paraqitjen e parë zyrtare si trajner i Realit. Rikthimi në shtëpinë e vjetër ka bërë që Rafa të ndihet i ngazëllyer ku edhe ka thënë këto fjalë.

“Ju faleminderit të gjithëve për mikpritjen. Kjo është pjesa më e vështirë, kur ju duhet të flisni dhe nuk e di çfarë të them. Kjo është një ditë shumë emocionuese për mua, sepse jam rikthyer në shtëpi. Unë jam shumë i ngazëllyer. Unë premtoj punë dhe përkushtim, unë shpresoj se gjërat do të shkojnë mirë dhe do të fitojmë tituj” ka thënë Benitez.

Lajme të ngjashme

Back to top button