Skena e vrasjes së trefishtë në Tiranë e rindërtuar në 3D (Video)

“News24” rindërton në 3D dinamikën e ngjarjes së ndodhur pasditen e 27 majit në bulevardin “Zogu I” në Tiranë, ku mbetën të vrarë tre persona. Kështu, në bulevard pranë një lokali, ashtu siç përshkruhet edhe në raportin e policisë, kanë qenë të parkuara tre automjete, përkatësisht një “Range Rover”, pas saj një “BMW” dhe një “Tuareg”.

Në momentin që mjeti “Range Rover” ku ndodheshin dy miqtë e Mentor Lufit, me iniciale A.L dhe X.Y ka filluar të ecë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, pas saj ka nisur lëvizjen mjeti “BMW” ku udhëtonin Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, të cilët kishin qëndruar për disa minuta në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave.

Ndërkohë, italiani Salvatore Leticia dhe Besnik Sulku, të cilit prisnin prej rreth 20 minutash në të majtë të lokalit, teksa motori “Skuter” e kishin parkuar aty pranë, kanë ndjekur mjetin “BMW” dhe kanë qëlluar për vdekje Mentor Lufin dhe Gerti Goxhajn.
Në këtë moment kanë ndërhyrë nipërit e Mentori Lufit, Markeljan dhe Klevis Doci, të cilët udhëtonin pas me “Tuareg-un”, duke përplasur italianin Salvatore Leticia, i cili në ikje e sipër mbeti i plagosur nga goditjet me makinë.

Pas pak, Markeljan Doci del nga mjeti “Tuareg” dhe qëllon për vdekje Besnik Sulkun, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button