UFO në Rugovë të Pejës?!

Një objekt i paidentifikuar është xhiruar në afërsi të fshatit Kuqishtë të Rugovës, në Pejë.

Banori i cili ishte në vendin e ngjarjes, Besnik Lajçi, tha për Telegrafin se ka mbetur i shtangur kur e ka parë një objekt te tillë.

Ai duke treguar kronologjinë e ngjarjes ka sqaruar se fillimisht ka qenë duke punuar në livadhin e tij, ku i ka dëgjuar të lehurat jo të zakonshme të qenit të tij dhe është afruar për ta kuptuar se çka po ndodh.

Rugovasi tha se e ka lajmëruar policinë, sepse është befasuar me diçka të tillë, duke shtuar se ndjenja e çuditshme është duke e përcjellë prej atij momenti deri me tash.

“Kam pritur një orë, pastaj ka lëvizur në drejtim të Shqipërisë dhe më pas nuk dukej më”, shtoi ai.

Krejt ky rast i çuditshëm dhe intrigues ka ndodhur afër fshatit Kuqishtë të Rugovës, ose siç njihet ndryshe te “Guri i kuq”.

Lajme të ngjashme

Back to top button