E dashuruar në djaloshin ‘donzhuan’

Është i bukur, simpatik dhe spirituoz. Por, është një problem “i vogël”. Ai është një ‘donzhuan’. Edhe një problem tjetër – ti do të dëshirosh të takohesh me të, por jo vetëm dy herë! Edhe personin e tillë është e mundur ta “zbutësh”. Ja se si…

Periudha e vëzhgimit

Situata urgjente. Në qoftë se, pa marrë parasysh reputacionin e tij dhe vërejtjet e shoqeve tuaja, dëshiron të takohesh me të, kushtoji kohë studimit të vetive të tij. Vështroje, por nga distanca. Luaj lojën e spiunit dhe mblidh sa më shumë informacione për shijen, shprehitë dhe hobin e tij. Duhet të zbulosh shumëçka për të. Kur të fillosh aksionin, do të kesh përparësi meqë e njeh mirë, dhe pikërisht atë përparësi ai nuk do ta ketë lidhur me ty. Në qoftë se tashmë takohesh me të dhe fillon të kuptosh se vërtet është donzhuan sipas natyrës, duhet të reagosh shpejt dhe të kujdesesh që të mos refuzojë. Andaj, lexoji këshillat në vijim.

Konstato personalitetin
Ekzistojnë dy tipa donzhuanësh: orientalë, të cilat krijojnë “harem” prej dhjetëra vajzave me të cilat njëkohësisht takohet dhe është i gatshëm ta pasurojë atë harem edhe me ty. Tipi tjetër është si një rrufë kronike, e cila i hedh trofetë si facoletat e përdorura. Për cilin tip është fjala, mund të zbulosh. Me tipin oriental duhet të jesh aq e fortë saqë t’i përballosh rivalet e tjera dhe ta nxitësh që të të zgjedhë nga koleksioni i “haremit” të tij. Tek tipi “rrufë” duhet të angazhohesh të kthesh situatën në dobi tënde: ai duhet të frikësohet se do ta braktisësh e jo ti të frikësohesh nga ai.

Studioji “viktimat” e tij
Ish-dashnoret e tij është lehtë t’i njohësh, sepse janë të shumta. Shoqërohu me to dhe nxiti që të flasin për të pa ua zbuluar qëllimin tënd. Zbulo truket e vogla të cilat i dëshiron dhe gjërat të cilat kanë çuar në ndarje. Dashnori i tillë serik përherë përdor të njëjtin skenar. Në qoftë se zbulon mënyrën e tij të sjelljes, do të të ndihmojë në lidhjen me të.

Aksioni në 10 pika

1. Duhet të kesh vullnet të fortë
Dihet se është e vështirë, mirëpo e obligueshme. Pa marrë parasysh situatën apo informacionet të cilat i ke siguruar për të, mos lejo që në fytyrën tënde të shihet pikëllimi dhe zhgënjimi. Aq më parë, jo në praninë e tij! Edhe pse donzhuani në shikim të parë nuk vëren, ai përcjell çdo sjellje tuajën në detaje. Një moskujdes i vogël dhe fitorja do të jetë në anën e tij. Atij nuk i intereson rivalja në shoqëri.

2. Detyroje të të presë dhe kurrë mos lësho pe
Kujdes nga lajkatari (nga ai më i keqi), i cili do të të qortojë se nuk dëshiron të flesh me të. Ai qëndrim është mosrespekt total ndaj teje. Në dashuri secili duhet ofruar diçka tjetrit. Duke pranuar kërkesat e tij, ti je ajo që ofron. Mirëpo çfarë fiton si kundërshpërblim? Asgjë!
T’i kthehemi problemit: në qoftë se më dashuron, do të ndodhë ajo kur dhe ku të dëshiroj unë. Lëre le të kalojë një kohë. Do të shohësh sa i përmbahet ai qëndrimeve të tij.

3. Duhet të jesh diskrete
Madje edhe në qoftë se për atë shkak duron egon tënde, të takohesh me djaloshin e bukur siç është p.sh. tipi i Casanovës nuk është e lehtë. Duhet të jesh sa më diskrete në atë lidhje. Më parë për shkak se duke thënë zëshëm: “Ai është djaloshi im” mund të zbulosh se nuk je e vetme, mirëpo edhe për shkak të asaj që ky qëndrim mund ta detyrojë që të ndërpresë lidhjen me ty vetëm e vetëm për të ruajtur reputacionin e zemërthyesit.

4. Mbaji miqtë e tij si në shuplakë dore
Mendimi i tyre i është më i rëndësishëm. Në qoftë se miqtë e tij të vlerësojnë dhe në qoftë se je e dëshirueshme në shoqërinë e tyre, do ta bësh për vete edhe Casanovën tënd. Madje, mund edhe t’i joshës pak – por nuk duhet tepruar, duhet të pushosh kur të hetosh se është bërë xheloz. Asnjë donzhuan nuk është i gatshëm për të gjitha.

5. Luaj nxehtë-ftohtë
Ndryshimi i disponimit nxehtë-ftohtë është taktikë e shkëlqyeshme. Bëhu skofiare dhe joshëse dhe pikërisht kur të mendojë se ka një superioritet ndaj teje, jepja një dush të ftohtë. Kjo nuk është edhe aq e preferueshme, por është e domosdoshme. Kjo lojë e vogël e maces dhe miut mund ta bëjë atë që të dashurohet marrëzisht në ty. Qëllimi është që të fillojë të frikësohet dhe të dridhet, e me këtë ti fiton një siguri të madhe. Do të zbulosh se çfarë fshihet vërtet në personalitetin e tij.

6. Angazhohu për pavarësi
Bërja me dije se mund të argëtohesh edhe pa të. Mos hezito të dalësh edhe me personat të cilët nuk i njeh ai. Donzhuani më së shpeshti është tip i cili dëshiron të ketë vazhdimisht shoqërinë e vet afër vetes. Patjetër duhet t’i tregosh se di të shoqërohesh edhe me të tjerët dhe në vende të tjera. Kjo do ta detyrojë që pak të braktisë shoqërinë e tij dhe të të bashkohet. Mirëpo kujdes, sjellja jote duhet të jetë pa kundërshtime. Të shoqërohesh do të thotë të takohesh edhe me djelmosha të tjerë.

7. Bëhu e afërt me familjen e tij
Provo të miqësohesh me motrën e tij, aq më mirë, edhe me vëllanë e madh të tij. Vëllai për të shpesh është mbështetje. Në qoftë se arrin të jesh e afërt me ta, ndoshta do të të arrish ndonjë përparësi ndaj rivaleve tuaja. Edhe diç, në qoftë se para miqve dëshiron të lavdërohet me numrin e dashnoreve që i ka pasur, para prindërve nuk dëshiron të flasë për to.

8. Duhet të jesh ndryshe nga vajzat e tjera
Ky është një ushtrim i rëndësishëm, sepse qëllimi është që duhet ta bësh të preokupohet me ty. Për ta arritur këtë, ekzistojnë mënyra: ose bën ndonjë veprim (si p.sh. të kalosh Atlantikun me anije me vela) apo (që është shumë më e thjeshtë dhe më pak e mundimshme) që ta sfidosh publikisht. Për shembull: “Nuk ma merr mendja se mund t’i hash dhjetë hamburgerë për dhjetë minuta”. Ndoshta kjo të duket budallallëk, mirëpo donzhuani vuan shumë për imazhin e djaloshit që mundet çdo gjë. Rezultati është i garantuar: më nuk do të kalojë pranë “fast food”-it.9. Lëre t’i gërgasë vajzat tjera
Kjo është një kënaqje e të gjithë “macho” tipave të cilët vetveten e çmojnë. Meqenëse nuk mund të ndryshosh sjelljen e tij, mund ta shndërrosh në një lojë. “Shkelja syrin” djelmoshave të bukur në prani të tij, dërgoji porosi të ngjashme. Në qoftë se e nevrikos kjo sjellje jotja, përgjigju me buzëqeshje: “Kur je në dietë, nuk do të thotë se nuk bën të shikosh menynë e gjellërave”.

10. Organizo një darkë me shokët e tij
Zgjidh gjellët më të mira që di t’i përgatisësh dhe përvishu punës. Organizo një darkë me shokët e tij. Dihet se kjo do t’i pëlqejë tipit të tillë, ndërkaq vajzat që dinë mirë të përgatisin gjellë janë të rralla në kohën e sotme.

Leksikon i vogël

Feministi: Shfrytëzon metodat e drejtpërdrejta për të arritur qëllimin. Nuk e shpenzon kohën në studimin e personalitetit të vajzës së cilës i ofrohet. Vërsulet mbi vajzën dhe krekoset si pallua. Shpesh është i paedukatë andaj shumë pak vajzash lëshojnë pe menjëherë.
Pushtuesi: Është shumë më suptil se feministi i rëndomtë. Ai nuk shfrytëzon drejtpërdrejt sulmin por tërthorazi i ofrohet “viktimës”, nga shpina. Është një vëzhgues i durueshëm dhe di të gjejë momentin e vërtetë për aksion.
Donzhuani: Ky tip është një përzierje e dy tipave të parë. Fuqia e tij është në atë që shpejt analizon atë që i ofrohet. I përshtatet situatës dhe josh me butësi. Ky tip është më i rrezikshmi.

Lajme të ngjashme

Back to top button