U ndaluan shtatë zyrtarë të Komunës së Pejës për ndërtime të kundërligjshme
Shtatë zyrtarë të Komunës së Pejës janë ndaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Pejë, raporton Koha.net.
“Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, gjatë ditës se sotme fillimisht ka shoqëruar në stacionet policore përkatëse shtatë zyrtarët e dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.
Të ndaluarit e sotëm janë: Arianit Krasniqi., drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës; Mustafë Nila., drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës; Mentor Beqiri., inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës; Argjent Lleshi, zyrtar ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës; Osman Kollqaku, ish-punëtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike (i angazhuar ende në punë) në Komunën e Pejës; Plarent Trakaniqi, dhe Faton Bajselmani, gjeodet të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.