Shkup, gjykata miratoi vendimin për grupin e dytë të protestuesve

Katër protestues që ishin pjesë e protestës më 5 maj para qeverisë akuzohen për pjesëmarrje në turmë, që ka penguar zyrtarët policorë të kryejnë punën e tyre. Dy prej tyre pranuan fajin, kurse të tjerët i mohojnë akuzat.

Të akuzuarit të cilët nuk e pranojnë fajin pretendojnë se në procedurën e mëtejshme do të dëshmojnë që ata nuk e kanë kryer veprën për të cilin akuzohen.

Gjykatësja Sandra Krstiq vendosi ta ndajë procedurën. Kjo nënkupton se për dy personat që u deklaruan si fajtorë, gjyqi deri më sot do të duhej të sillte vendim, kurse për dy të tjerët do të përcaktohet termin shtesë, të ashtuquajtur dëgjim të ri. Protestuesit thanë se deklaratat i japin vullnetarisht, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm. Ata janë të lindur nga viti 1974 deri në vitin 1989.

Para dhjetë ditësh para gjykatës doli grupi i parë prej nëntë protestuesve. Gjykata Themelore Shkup 1 protestuesve të akuzuar ua kumtoi tetë dënime me kusht për nga tre muaj, përderisa daja i të ndjerit Martin Neshkoski, Goran Mitanovski, i cili po ashtu ishte pjesë e protestës para Qeverisë më 5 maj, u dënua me burgim prej 10 muajsh. Kundër të gjithëve udhëhiqej procedurë “për pjesëmarrje në turmë, që ka penguar zyrtarët policorë të kryejnë punën e tyre”.

Protestuesit e akuzuar, në mesin e të cilëve kishte edhe studentë nga Fakulteti Filozofik, Makinerik, Ekonomik dhe nga fakultete të tjera, por edhe anëtarë të Plenumit studentorë, u liruan nga paraburgimi dhe iu shqiptua dënim me kusht për tre muaj, e cila nuk do të zbatohet nëse të akuzuarit në afat prej një viti nuk e përsërisin aktin e njejtë. Të gjithë ishin pjesë e protestës- reagimit pas publikimit të materialeve për mbulimin e qëllimshëm të vrasjes së Martin Neshkoskit nga policia.

Edhe për Goran Mitanovskin u hoq masa e paraburgimit, me atë që daja i Neshkoskit është i detyruar që dy herë në muaj të paraqitet në gjykatën penale të Shkupit, deri sa t’i fillojë dënimi me burg. Gjykata sqaroi se dënimi për Mitanovskin është marrë në bazë të pjesëmarrjes së tij të mëhershme në akt të njejtë, afati për kontrollim i të cilit vazhdon ende.

Seanca për gjykimin e grupit të tretë, të përbërë nga pesë protestues është planifikuar për nesër.

Lajme të ngjashme

Back to top button