Ka ardhur koha e ndryshimeve e shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të qëndrojnë indiferent

Pyetem si është e mundur që asnjë politikan shqiptar të mos mbajtë përgjegjësi, të paktën morale, për atë çka ndodhi në pas kaq represioneve si në Kumanove ato rastet e mëparshme, si ështe e mundur që mos e ndjejnë në ndergjegje të prononcohen per skandalet e pergjimeve telefonike. Eshte mjerim, te flitet per respektim të demokracisë, e ligjsisë, kur doli haptas shkelja e principeve themelore të demokracisë, dhe dinjitetit të qytetarëve, prej korrupsionit ordiner e deri tek shantazhet ne ekonomi e vrasjet me posrosi. Anomalitë e kesaj qeverie janë aq të skajshme saqë edhe dorëheqja, do ishte minimumi i pergjegjësis që mund ta percillte kete qeveri. Veprimet kriminele te tyre nuk ia vlen te numerohen, por do ishin material deshmie per padite penale që duhet të pasojne dhe me rezultim të pergjegjsive te tyre duhet të merren organet e gjyqësisë.

Në vend të kesaj, njëra palë e trullosur tregon ende kokfortësi e tjetra sillet perseri si qyqare dhe mundohet të arsyetohet e habitet edhe vetë, si erdhi puna deri ketu? Shtiret si me qenë një „Alice në botën e çudirave“ !! E habitshme. E më e keqja, ende gjenden arsyetime se gjoja s’qenka koha, se gjoja do komplikoheshin punët edhe më tepër dhe sillen si më i urti si “më i shëndoshi në taborrin e shizofrenëve“. E „lideri“ partiak, shkon aq larg saqë me bindje absolute ende shet teorine „se shqiptarët janë plotësisht të barabartë me maqedonët“ apo dekorohet me levdatat e vetëmeritave. Mjerim, kur destruksioni e hipokrizia mbjellen në kokën e njeriut e i bëhet realitet, i bëhen obsesion.

Kurrë brenda ketyre viteve nuk dolën nga gëzhoja e të mjerëve, e personave që nuk u munduan aspak të tregojnë modesti as mentale, as funksionale e as publike. U qendisën e u pispilluan aq shumë saqë çdohere kanë patur sjellje inferioriteti si ndaj vehtes ashtu edhe edhe ndaj vetë pozicioneve në organet ekzekutive të shtetit. U tjetërsuan dhe u shkeputën nga realiteti i jetës, u tjetërsuan aq shumë saqë edhe vetë habitem çka ndodhi me keta „ish patriotë“. Krijuan vetë dhe lejuan të krijohen klane destruktive e mafioze, keshtu që ishte vone apo edhe nuk deshën kurre as të distancohen as të marrin vehten e t’iu rikthehen „idealeve“ të dikurshme të para 15 viteve.

Mbetëm vetëm margjina ato kohë, kur kishte besim në premtimet e dhëna. U krijua një optimizëm tek shqiptarët e Maqedonisë, se do vijnë kohera të mira, por në vend të saj zhgenjim e disfata, destruksion, pseudipolitikë apo matrapazllëqe e tjetërsim komplet nga aspiratat e dikurshme. Jemi lodhur, e janë lodhur krejt popullata duke shpresuar, e duke pritur nga keto djelmoshat e eksportuar nga Zvicra se ndoshta do hapin kartat e dijes së tyre, do i hapin strategjitë e konspiracionit të tyre !. Por, gati 15 vite mbetën në pritje – e në fund ASGJE nga hipotakat e premtuara. Perveçse premtimet boshe e refrenike per Eurointegrimet dhe antarsimi në NATO, qe janë vetëm si një mbulese e miopike që shërben vetëm si mbulesë për paaftësinë e tyre. Me metoda staliniste u pastrua partia nga njerëzit e aftë për t’iu shmangur konflikteve, për t’iu shmangur konkurrencës, për t’iu shmangur atyre që mund të paraqisnin rrezik për pakurrizorët e për destruktivët. Gradualisht u shëndrrua në një parti e tabor të servilëve e qyqarëve.

Jemi lodhur, e janë lodhur krejt popullata duke shpresuar, e duke pritur nga keto djelmoshat e eksportuar nga Zvicra se ndoshta do hapin kartat e dijes së tyre, do i hapin strategjitë e konspiracionit të tyre !. Por, gati 15 vite mbetën në pritje – e në fund ASGJE. (Kjo „asgjeja“ ështe ditur moti, por herë tjetër do e shpjegoj ketë). Jam i lodhur nga keta… jam i zhgenjyer totalish, jo vetëm unë por shume, e gjithë njerëzit që njoh e që s’pakti mendojnë me kokën e vet, e që nuk janë vetëm tellalle e piunet të gladiatorëve te partise. Pyetem si është e mundur që keta shoke të cilët i kam njohur gati tre dekada, të tjetërsohen aq shume nga realiteti. Të nënshtrohen e servilozen si legena.

Nikola Gruevski, ka arritur ta fusë nën kontroll të plotë shtetin, e partinë participuese në Qeverie e ka konsideruar gjithë keto nëntë vite, vetëm si dekor, vetëm si „sekretarë“. Ky koalicion i brishte kurre nuk ka qenë funksional, porse vetëm si një dekor. Për të gjitha pyetjet e dyshimet që ekzistonin në opinion, tani me bombat e opozitës maqedonas po arrihet të marrin përgjigje të sakta. Ky sistem i diktaturës së Gruevskit, apo i firmës „Gruevski & Co“ çrrenjosi çdo vlerë të funksionimit normal të institucioneve të shtetit, devalvoi çdo kualitet të funksionimit normal, konstruktiv e normativ të shtetit.

Maqedonia, vetëm në aspektin formal ka deklaruar demokracinë parlamentarte, e realisht ka funksionuar si një shtet i diktatorit të vogël Nikolçe. Keto gati dhjetë vite, ky shtet i varfëroi të varfrit, duke pasuruar të pasurit, i varfëroi e servilizoi popullatën saqë edhe derrit filluan t’i thuan dele. I mvarësoi deri në atë pikë sa për një vend pune ishin në gjendje të brohorisin edhe Sasho, edhe Ali, edhe Nikolla edhe dreq edhe derr- vetëm e vetëm të mbijetojnë me ato rroga prej 50 deri në dyqind Euro.

Ndoshta, ky ndryshim që po zhvillohet këto ditë ne Maqedoni, është ndryshim i vogël, por ështe thelbësor. Ka edhe karakterin e nje shansi historik që jo vetëm te bie diktatura e Gruevskit por që edhe shqiptaret duhet të kapin hapin e ndertimit të një shteti me demokraci institucionale. Tani kerkohet politikë aktike dhe jo inferioritet ndaj asaj se çka do ndodhi, apo se tjetri apo pala tjerër duhet të na thirrë apo të na leshon vendin e merituar. Nuk ka vend të merituar në politike, nuk ka vend të nderit apo të parit e të dytit, politika ështe e ashpër dhe nuk duhet pritur per mëshirë. Fatkeqsisht merremi me komentime dhe interpretime pasuese. Tani kërkohet jo vetëm politike aktive, por edhe diplomaci aktive kur duhet të imponohen kerkesat, synimet e vlerat pozitive per një konstituim të ri shteteror. Kerkohet një ridefinim, e mendoj, se shqiptarët kanë dy rrugë: ose të bëhen faktor politik në Maqedoni ose të vazhdojnë të ëndërrojnë për bashkim me Shqipëri e Kosovë. Ëndrrat janë të bukura, por e keqja e tyre është që sapo të dalin gjumi përballesh me realitetin. Partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni po qëndrojnë indiferente ndaj zërit protestues qytetar. Pse? Sepse qytetarët trajtohen vetëm si numra, vetëm si “votë”. Shqiptarët nga Kumanova në Strugë duhet të mobilizohen dhe urgjentisht të themelojnë një parti të re duke i hedhur të vjetrat në bërllok. Të vetedekoruarit, e të vetëquajturit liderë politike, nuk janë asgje tjetër vetëm se persona të pavlefshëm, e pa kurrfarë bagazhi per politike koherente e konform rregullave të ndertimit të një shoqerie e shteti me normative demokratike. Jo vetëm që janë të devalvuar, por paraqesin edhe rrezik permanent per politikat e ardhëshme nacionale. Pseudopolitikanëve Menduh, Ali e kamarillave të tyre u ka kaluar afati i perdorimit. Liderizmi i tyre ështe ndertuar vetëm ne bazë të klaneve, provincializmit e trusnive direkte e indirekte tek qytetarët e papercaktuar apo servilizmit të karrieristëve që kurre s’kanë guxuar tu thone jo apo të kenë mendim kontrer me atë të „liderit“ apo te karizmës së tyre të rrejshme.

Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të qëndrojnë indiferent, sepse të drejtat e tyre mund t’i realizojnë duke i bërë aleatë ata maqedonas që duan një shtet me qytetarë të barabartë. Tani ështe kohe e sprovës se a duam një shtet autoritativ të stilit të diktaturës së bokser Gruevskit apo duam një shtet normal, një shtet të vlerave dhe funksionimit të ligjit.

Mbes me shpresë se në atë shtet të vogël, më në fund popullata konsiderojnë se nuk jetohet me gjenerata e dhjetëvjetsha te ardhshëm në urrejtje por ka ardhur momenti që te konsiderohet ai shtet i perbashkët.

Ka ardhur fundi i kesaj Qeverie kokëboshe, i kesaj Qeverie me plot ministra gati analfabetë e me keto pseudopolitikanë që s’kane sensin minimal per politike e aq edhe me pak për vizione të mireqenies globale.

Si thotë Noli, anarkia patriotike tek shqiptarët është e theksuar: ai që dje ishte patriot, sot është tradhtar, e sidomos në kohet e turbulencave politike.

Perderisa në shtetet normale të funksionit të demokracisë, tek politikanët çmohet modestia, afërsia me popullatën e aftësia e tyre menaxhuese, tek ne politikanët janë shëndrruar në persona tipik Homobalkanik. Presin nga popullata që t’a çmon kokëboshsin e tyre, presin që t’u perkulen si perandorëve të dikurshëm, presin t’ju duartrokitet folklorizmit të tyre e të mos kërkohet as pergjegjësi e as llogari për punën e kontributin e tyre. Në vend që ata të bëhen shembull i modestisë, i ministrave e deputetëve në sherm të popullatës, e në sherbim të institucioneve publike, ato tregojnë shembullin e të paditurve, e të paaftëve, e demagogëve, parazitëve, debilave dhe tipave që s’kanë di fije lidhje me brengat e fukarallekun e popullatës.

Ka ardhur koha e ndryshimeve, e ndryshime edhe në aspektin e konstruktit të ardhshëm të shtetit. Tani, duhen shtruar dilemat, se çka më pas, një shtet binacional, një shtet multinacional apo qytetar. A do jetë një shtet me dy apo nje dhome te deputetëve. Jo të kenaqemi çdoherë me do pseudoformulime komitetesh per maredhenie nderetnike etj.

Ka ardhur koha kur ne shqiptarët TANI, të jemi bashkreatore të konstruktit të ardhshëm të shtetit, e jo si çdo here të kerkojmë se çka do të na jepet. Te presim dhe të shpresojmë në emët të se drejtave nderkombëtare, apo në emër të humanizmit e altruizmit të na „dhurohet“ diçka. Ne duhet që tani të jemi bashkprishësit e kesaj Qeverie e bashkendertuesit e Qeveris së ardhëshme. Demokracia nënkupton liri ndërmarrjeje dhe iniciativash të reja, pra edhe krijim të strukturave të reja, për të konkurruar në zgjedhje. Eshtë koha kur shqiptarët duhet të krijojnë kulturë institucionale afatgjate, sepse nëse lidershipi dështon, struktura duhet të mbetet. Partitë e tashme shqiptare, e liderët e shtirur shqiptar sillen komplet indiferente apo vetëm per të mbetur apo për të siguar pozicionet e tyre. Mbi të gjitha, këtë e bëjnë disa politikanë, që sa herë vendi i ka dashur të jenë patriotë, ata kanë qenë kolaboratorët e nivelit të nënshtruar me qeverinë maqedonase dhe tani që po u kërkohet të jenë bashkëpunues me opozitën maqedonase, po shtiren si nacionalistë. Janë paçavra të ketyre nuseve, e „shvalerkave“ të Sashos e Nikolles, ështe papërgjegjësi ndaj realitetit kur duhet të tregohet patriotizëm real dhe jo kolaboracionizmi në heshtje me Gruevskin.

Ka kaluar koha duke shitur folklorizëm arkaik, gjoja se ato mbajnë në shpatulla hallet e shqiptarëve. Eshte një idiotësi e menduar mire, ështe një laicitet para realitetit – zaten dihet dhe ështe e paevitueshme se Nikolla „çausheski“ i Maqedonisë don apo s’do do shporret shpejt.

Lajme të ngjashme

Back to top button