Behrami lavdëron Benitezin

Ylli i Napolit dhe Përfaqësueses zvicerane, Valon Behrami e ka ngritur në qiell trajnerin e tij tek skuadra italiane, Rafael Benitez.

Futbollisti i lindur në Mitrovicë, ka deklaruar se Benitez i ka meritat më të mëdha për këtë fillim të mirë të Napolit, ndërsa ai ka sjellë frymën e Premierligës në Napoli.

“Benitez vjen nga Premierligën, të cilën e njoh mirë, pasi që kam luajtur për West Ham. Ai ka sjellë frymë të kësaj lige, ku luhet në mënyrë konstante, kuptohet sfida, pa asnjë pushim të vetëm. Napoli këtë vit është më aktiv në fushë dhe kjo falë trajnerit Benitez”, tha Behrami për Tuttosport.

Lajme të ngjashme

Back to top button