Edona paralajmëron këngën e re

Shumë vjet në skenë kanë bërë që Edona Llalloshi të radhitet te këngëtaret shumë të pëlqyera të skenës sonë.

E për të mbajtur këtë epitet ajo është munduar që gjithmonë të vijë tek publiku me këngë të mirëfillta e freski të përhershme. Edhe këtë radhë këngëtarja e dashur për shumë shqiptarë premton befasi të këndshme.

“Tani e kam përfunduar një këngë. Është këngë në bashkëpunim me vëllain tim Milotin. Një këngë e bukur ritmike të cilës ia kemi bashkëngjitur edhe videoklipin. Jemi munduar që edhe klipin ta bëjmë në përputhshmëri me këngën. Personalisht më duket që ka dal diçka e bukur. E kam zgjedhur e punuar me përkushtim të madh. Tani vetëm shpresoj që edhe nga publiku të pritet mirë”, ka thënë fillimisht Edona e cika ka shtuar se ky projekt pritet të publikohet gjatë javës.  / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button