Në Llabunisht të Strugës kapen 15 kilogram drogë

Dje në orët e mbrëmjes, policia ka vendosur pritë në rrugën malore të cilën dilerët e drogës e shfrytëzojnë për tregtimin  e lëndëve narkotike në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. 
Zyrtarët e policisë kufitare kanë gjetur dje nëntë pako mariuhan të mbështjella  me najlon të zi ndërsa gjatë kontrolleve të sotme ka gjetur edhe 7 pako me drogë të fshehura në gomat e veturës.

Droga e konfiskuar do të dërgohet për ekspertizë në laboratoret e Minsitrisë së punëve të brendshme në Shkup. 
Dy diler të drogës kanë arritur dje që ti iki bllokadës së policisë, ndërsa policia punon në identifikimin e tyre, supozohet se bëhet fjalë për shtetas të Shqipërisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button