Premier Liga me gjashtë konkurrent për titull

Jose Mourinho ka thënë se nuk ka rëndësi se Chelsea nuk është në krye të tabelës në Premierligë, sepse skuadra e tij është duke luajtur me një “gjendje të shpirtit kolektiv”.

Chelsea ka dy pikë më pak se lideri Arsenal, në pozitën e dytë, por mund t’i tejkalojë ata të shtunën nëse fiton kundër Newcastles në ‘St James Park’, në duelin e parë të xhiros së dhjetë.
“Rezultatet kanë qenë fantastike. A jemi apo nuk jemi në krye nuk ka rëndësi.

Ne shkojmë në Newcastle, që është ndeshje shumë e vështirë për ne. I shoh pesë ose gjashtë ekipe në garë për titull deri në fund të sezonit”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp.

Lajme të ngjashme

Back to top button