Greqi, vriten 2 anëtarë të Agimit të Artë

Ekzekutim mafioz me 2 të vrarë dhe një të plagosur, ka ndodhur pranë zyrave të Agimit të Artë në Neo Iraklio të Atikës. 

Dy të rinj, njëri 20 vjeç dhe tjetri 23 vjeç u qëlluan me armë zjarri jashtë zyrave të Agimit të Artë, ndërsa një i tretë është në spital në gjedje kritike dhe në rrezik për jetën, pasi ka marrë plagë në gjoks, njofton Balkanweb.

Sipas zëdhënësit të Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris viktimat janë anëtarë të partisë, që po ruanin ndërtesën dhe në momentin e sulmit ndodheshin jashtë saj.

Ata u qëlluan me një armë ushtarake nga një distancë rreth 20 metra, të paktën 4 herë, prej dy personave me helmeta në kokë, që u larguan me një motor nga vendi i krimit duke terrorizuar kalimtarët e rastit.

Njëri nga viktimat, 20 vjeçari, la frymën e fundit menjëherë pas sulmit, ndërsa tjetri disa minuta më pas. Emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur në media. 

Incidenti është karakterizuar si akt terrorist dhe forca të shumta policie e të antiterrorizmit ndodhen në zonën ku ndodhën vrasjet.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi, se vrasësit do të përgjigjen para drejtësisë dhe do të ndëshkohen, ndërsa burimet thonë se kryeministri Samaras po informohet minutë pas minute për ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button