Çerdhja e fëmijëve në Kërçovë vetëm me një edukatore shqiptare

Çerdhja e fëmijëve “Ollga Micesk”a në Kërçovë, në raport me fëmijët shqiptar që janë të regjistruar në këtë çerdhe, ka mungesë të edukatorëve shqiptar. Kjo çerdhe është e ndarë në dy objekte. Në objektin amzë, fëmijët janë të ndarë në gjashtë grupe ku përfshihen gjithsej 178 fëmijë.

Drejtori i kësaj çerdheje, Risto Dimitrieski, thotë se ,fëmijët ndahen në grupe edhe atë, nga mosha dhjetë muajsh deri në dy vjet, nga dy deri në tre vjet, nga tre deri në katër vjet, nga katër deri në pesë vjet dhe dy grupe për fëmijët nga pesë deri në gjashtë vjet.

“Për të gjashtin vit më radhë realizojmë projektin “Përfshirje të fëmijëve rom” që është projekti i Ministrisë për Punë dhe Çështje Sociale, Qendrës edukative rome dhe vetëqeverisjes lokale. Që prej muajit qershor ka filluar edhe projekti  Mozaik ku përfshihen dymbëdhjetë fëmijë shqiptar dhe dymbëdhjetë maqedonas dhe një edukatore shqiptare dhe një maqedonase. Kemi nevojë edhe për të punësuar tjerë dhe në të ardhmen do të kemi konkurse për punësim”, thotë Drejtori i kësaj çerdheje, Risto Dimitrieski.
Gjithashtu në objektin amëz të kësaj çerdheje ka njëmbëdhjetë fëmijë shqiptar por nuk ka asnjë edukatore shqiptare.

Lidhur me pyetjen e mungesës së flamurit shqiptar në këtë institucion gjatë ditëve të festave, Dimitrieski thotë: “Ne kemi respektuar vendimin e këshillit të komunës që parasheh vendosjen e flamurit shtetëror dhe atij kombëtar shqiptar nëpër institucionet publike dhe i kemi vendosur ato. Gjatë festës së parë flamuri u vodh nga objekti amzë kurse gjatë festës së dytë, flamuri u vodh nga objekti tjetër i çerdhes. Dje kemi pranuar flamur tjetër dhe ai do të vendoset përsëri gjatë ditës së festave”.

Lajme të ngjashme

Back to top button