Nuk ka shitje të ushqimit të shëndetshëm pa vërtetim shkencor

Prej 1 janarit të vitit 2014, të gjithë prodhuesit dhe importuesit e ushqimit do të duhet të kenë të përgatitur studim shkencor për prodhimet e tyre, nëse i reklamojnë si të shëndetshme apo ushqyese.

Studimin, siç thonë në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, do ta miratojë një komision i posaçëm.
Këtë obligim, kompanive ua imponon Rregullorja për pohime nutritive dhe shëndetësore në qëllime komerciale gjatë shënimit që është në pajtim me legjislaturën evropiane.

Rregullorja do të prezantohet sot në punëtorinë në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Punëtoria organizohet në bashkëpunim me Asiciacionin për shëndetësi dhe Shoqatës për bujqësi pranë Odës ekonomike. 

Para përfaqësuesve të sektorit ushqimor do të flasë zëvendës drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Abdylezel Dogani. 

Lajme të ngjashme

Back to top button