Shoqatat shqiptare nga Maqedonia preferojnë fitore për “Vetëvendosjen”

Shoqata e të burgosurve dhe përndjekurve politikë shqiptarë në Maqedoni, Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar Iliricum Libertas si dhe Unioni i Shoqatave qytetare, Qëndresa – Kërçovë, nëpërmjet një letre  kanë bërë thirrje që qytetarët kosovar të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën. 

Sipas tyre, “Vetëvendosja” posedon potencial të plotë për të bërë maksimumin e mundshëm në zhvillimin e komunave në Kosovë si dhe luftimin serioz të korrupsionit në vend.

“Zgjedhjet lokale në Kosovë që mbahen më 3 nëntor të këtij viti, pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në ndryshimin e konceptit të deritanishëm të qeverisjes lokale dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.Ato janë të rëndësishme edhe në përparimin e proceseve shtet formuese dhe integruese të shoqërisë dhe popullit të Kosovës”, thuhet në reagimin Shoqatave Joqeveritare nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button